KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB: Të hënën raporti për Kosovën

OKB: Të hënën raporti për Kosovën

Këshilli i sigurimit i OKB-së shqyrton të hënën raportin për Kosovën, për periudhën tetor-janar. Përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut është i dobët dhe humbja e momentit rrit rrezikun për ngecje në proçesin e normalizimit, Ky është thelbi i raportit që u bvn thirrje njëherësh dy paleve të përmbahen nga retorikat nxitëse. Dokumenti thotë se gjatë kësaj periudhe tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur nivel shqetësues. Në raport bëhet thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, siç është rasti i lëvizjes së lirë të automjeteve në të dyja vendet. Po ashtu aty përmendet edhe largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, si dhe ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Raporti përmend edhe arrestimin e udhëheqësit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia si dhe provokimin e Serbisë me trenin me parrulla nacionaliste. Ky është raporti i parë për Kosovën i Sekretarit të ri të OKB-së, Antonio Guterrez, i cili e mori detyrën me 1 janar.

Sicred