KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB: Shëndeti psikologjik i fëmijëve në Siri është në nivel shumë shqetësues

OKB: Shëndeti psikologjik i fëmijëve në Siri është në nivel shumë shqetësues

Mbi tre milionë fëmijë sirianë nën pesë vjeç jetojnë në luftë ose të paktën jo në kushte normale, theksohet në raportin e Kombeve të Bashkuara. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka bërë një raport për nevojat humanitare në Siri për vitin 2017. Në raport thuhet se 2.9 milionë fëmijë sirianë deri në pesë vjeç jetojnë në “kthetrat e luftës”. Raporti paralajmëron se lufta po shkatërron gjeneratat e reja në Siri dhe se shëndeti psikologjik i fëmijëve është në nivel shumë shqetësues. Në vendin ku shtatë milionë fëmijë jetojnë në varfëri, 1.75 milionë fëmijë nuk do të mund të vazhdojnë shkollën, ndërsa 1.4 milionë ndoshta do të detyrohen të ndërpresin mësimin dukë qënë se një në tre shkolla në vend është e shkatërruar. Nga 13.5 milionë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare, 5.8 milionë janë fëmijë. Një milion persona në Siri janë nën bllokadë, ndërsa 3.9 milionë jetojnë në rajonet ku vështirë të arrihet. Në raport  theksohet se 6.3 milionë sirianë janë shpërngulur brenda vendit për t’i shpëtuar luftës.

Sicred