KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB për situatën në Gaza dhe Izrael

OKB për situatën në Gaza dhe Izrael

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur pasi zyrtarët palestinezë bënë të ditur se 16 palestinezë u vranë gjatë përplaseve me ushtarët izraelitetë të premten. Sipas palës palestineze, qindra të tjerë u plagosën në kufirin e Gazës. E premtja ishte edhe dita me numrin më të madh të viktimave në konfliktin Izrael Palestinë që nga lufta e Gazës. Këshilli i sigurimit të OKB-së dënoi dhunën pasi u mblodh në një seancë emergjente. Zëvendëshefi i cështjeve politike në OKB u tha anëtarëve të këshillit se situata në Gaza mund të përkeqësohet në ditët e ardhshme, si dhe bëri thirrje që të mos shënjestrohen civilë, vecanërisht fëmijët. – Izraeli duhet të mbajë përgjegjësitë e tij në ligjin e të drejtave të njeriut dhe atë humanitar, – theksoi ai. Në një deklaratë të publikuar para takimit, ambasadori I Izraelit në OKB, Deni Danon, fajësoi Hamasin për gjakderdhjen.Presidenti Palestinez Mahmud Abaz tha se autoritetet izraeliteti ishin plotësisht përgjegjëse për vdekjet e së premtes.

Mijëra palestinezë marshuan dje pranë kufirit me Izraelin ku edhe kishin ngritur tenda në pesë pika në kuadër të një proteste gjashtëjavore të quajtur Marshi i Madh i Kthimit dhe përmes së cilës do të kërkohej që të lejohej kthimi i refugjatëve palestinezë në shtëpitë e tyre që ndodhen aty ku tani është Izraeli. Megjithëse pjesa më e madhe e protestuesve qëndruan pranë tendave, disa grupe të rinjsh injoruan thirrjet e organizatorëve për të qëndruar larg gardhit kuftuar dhe iu afruan pozicioneve izraelite, çka çoi në një situatë ku ushtria izraelite përdori armë zjarri ndaj tyre.

Sicred