KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB për kampin e refugjatëve në Bangladesh
OKB, për kampin, e refugjatëve, në Bangladesh

OKB për kampin e refugjatëve në Bangladesh

Një zyrtar i lartë i OKB-së e ka konsideruar si të rrezikshëm planin e Bangladeshit për të ndërtuar kampin më të madh të refugjatëve për më shume se 800 mijë muslimanë rohinxha. Sipas tij, ndërtimi i një kampi kaq të madh refugjatës do të sillte një përhapje të shpejtë të sëmundjeve për shkak të mbipopullimit. Hyrja në territorin e Bangadeshit të më shumë se gjysëm milioni refugjtatë rohinxha, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre në Arakan të Mianmarit, i ka detyruar autoritetet e atij vendi të mendojnë zgjerimin e një kampi refugjatësh për të akomoduar rohinxhat. Kampi është menduar të ngrihet në Kutupalong në afërsi të qytetit kufitar të Koks Pazarit. Por Robert Uatkins i OKB-së, thotë se Bangadeshi duhet të kërkojë hapësira të reja për të ndërtuar më shumë kampe. Është e rrezikshme të përqëndrosh një numër të madh njerëzish në një hapësirë të vogël. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që sëmundjet infektive të përhapen shumë shpejt aty, tha ai. “Është shumë më e lehtë të manaxhosh njerëzish, situatën shëndetësore deh atë të sigurisë, nëse ekziston një numër kampesh të ndryshme dhe jo një kamp i vetëm i përqëndruar,” shpjegoi ai. Me kërkesë të Dakës, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka rënë dakord të koordinojë punën e agjencive humanitare dhe të ndihmojë në ndërtimin e strehëzve në hapësirën që është planifikuar për kampin e ri, i cili pritet të jetë më i madhi në botë.

Sicred