KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB për Jemenin: Janë përgjegjës për krime lufte.
Bomba dhe të vdekur në Jemen

OKB për Jemenin: Janë përgjegjës për krime lufte.

Ekpertët e OKB-së për të drejtat e njeriut besojnë se të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Jemen kanë kryer krime lufte atje. Në një raport të publikuar sot, këta ekspertë pretendojnë se forcat e qeverisë së Jemenit, koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite që e mbështet këtë qeveri dhe lëvizja e rebelëve Huthi kanë bërë shumë pak përpjekje për të miniminuzar numrin e civilëve të vrarë. Raporti vë në dukje bombardimin e shkollave, spitaleve dhe tregjeve ku mijera persona kanë humbur jetën. Bllokada ajrore dhe detare e koalicionit gjithashtu mund të jetë një krime lufte, nënvizohet në raportin i cili do t’i paraqitet Këshillit të OKB-së për të Drejtat e njeriut muajin e ardhshëm. Koalicioni i drejtuar nga sauditët akuzuan dje OKBnë për njënashmëri në dënimin e e dy sulmeve ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët huthi, ku raportohet të jenë vrarë shumë fëmijë jemenas. Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua në fillim të vitit 2015, kur rebelët huthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të territorit në perëndim të vendit dhe e detyruan presidentin Abdrabuh Mansur Hadi të largohej jashtë vendi. Të alarmuar nga ngritja e grupit të rebelëve që konsiderohen si aleatë të Iranit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe shtatë shtete të tjera arabe ndërhynë në një përpjekje për të risjellë në pushtet qeverinë e Hadit. Më shumë se 10 mijë eprsona, dy të tretat e të cilëve civilë janë vrarë dhe 55 mijë të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve, kjo sipas OKB-së. Luftimet dhe një bllokadë ajrore dhe detare e vendosur nga koalicioni ka bërë që 22 milionë njerëz të jenë pa ilace dhe ushqim, duke krijuar kështu edhe emergjencën më të madhe në botë për ushqim dhe duke cuar në një shpërthim të kolerës që mendohet se ka prekur të paktën 1 milionë jemenas.

Sicred