KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB: Miratohet rezoluta për Sirinë

OKB: Miratohet rezoluta për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi unanimisht në favor të një rezolute që kërkon vendosjen e menjëhershme të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në qytetin e Alepos, në Siri, që ka qenë në konntrollin e forcave rebele. Rezoluta e hartuar nga Franca dhe Rusia kërkon që të gjitha palët në Siri të lejojnë kalimin e menjëhershëm dhe pa kushte të ndihmave humanitare dhe kujdesit shëndetësor dhe që të respektohen dhe mbrohen civilët në Alepo dhe mbarë Sirinë. Rezoluta e miratuar u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera, që të monitorojnë evakuimet nga Alepo lindore dhe që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon të konsultohet urgjentisht me qeverinë siriane dhe palët e tjera në konflikt, për të organizuar dislokimin e menjëhershëm të vëzhguesve.

Sicred