KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB, KS miraton unanimisht sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut
OKB, KS miraton unanimisht sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut

OKB, KS miraton unanimisht sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka miratuar në mënyrë unanime sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut. Këto masa erdhën për shkak të testit të fundit raketor të kryer nga Peniani. Rezoluta e OKB-së planifikon të ndalojë rreth 90 përqind të eksporteve të naftës të rafinuar në Penian. Gjithashtu kërkon kthimin e punëtorëve të Koresë së Veriut që janë jashtë vendit. “Peniani ka zgjedhur rrugën e izolimit”, theksoi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, duke nënvizuar se këto janë sanksionet më të ashpëra të vendosura ndonjëherë. “Regjimi i Penianit është shembulli më tragjik i së keqes në botë. Sa më shumë do të na sfidojë, aq më shumë do ta ndëshkojmë”, u shpreh përfaqësuesja amerikane në OKB. I dërguari kinez tha se votimi “pasqyron qëndrimin unanim të bashkësisë ndërkombëtare” mbi çështjen e programit të armëve të Koresë së Veriut. Presidenti i SHBA Donald Trump gjithashtu përshëndeti rezolutën. Nëpërmjet Twitterit ai u shpreh se bota donte “paqe, jo vdekje”.

Sicred