KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB e shqetësuar nga situata e të drejtave të njeriut në Turqi

OKB e shqetësuar nga situata e të drejtave të njeriut në Turqi

Gjendja e emergjencës në Turqi ka shkaktuar abuzime serioze me të drejtat e qindra mijëra personave, përfshi vrasje, tortura apo dhe arrestime arbitrare. Sipas një raporti të publikuar sot nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, gjendja e emergjencës e vendosur në Turqi pas grushtit të dështuar të shtetit, përmes të cilit u synua të rrëzohej nga pushteti presidenti Erdoan, ka patur pasoja dramatike në vend. Raporti, i cili mbulon vitin 2017, paralajmëron se fuqitë e jashtëzakonshme të cilat u janë dorëzuar autoriteteve pas grushtit të dështuar të shtetit kanë shkaktuar një gërryerje të vazhdueshme të shtetit të së drejtës dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut. – Zgjatjet e vazhdueshme të gjendjes së emergjencës në Turqi kan çuar në dhunime të thella të të drejtave të qindra mijëra personave, thuhet në raport, gjetjet e të cilit u përshkruan si alarmante nga komisioneri i lartë, Zeid Ra’ad Al Hussein që drejton zyrën e OKB-së për të drejtat e njeriut. – Shifrat janë tronditëse. Gati 160 mijë persona të arrestuar në 18 muaj. 152 punonjës të administratës të pushuar, shumë prej tyre në mënyrë abritrare. Mësues, gjykatës dhe avokatë të pushuar ose të ndjekur penalisht, gazetarë të arrestuar, media të mbyllura, faqe interneti të bllokuara, – u shpreh ai në një konferencë për shtyp, duke theksuar se në Turqi duhet t’i jepet fund gjendjes së emergjencës.
Ndërkohë, ministria e jshtme turke, u përgjigj ashpër, duke akuzuar komisionerin Al-Hussein se po e çonte zyrën e OKB-së për të drejtat e njeriut në pozicionin e një bashkëpunëtoreje të organizatave terroriste. – Komisioneri i Lartë ka humbur objektivitetin dhe paanshëmërinë e tij përsa i përket çështjeve që kanë lidhje me Turqinë dhe ka zhvilluar paragjykime ndaj vendit tonë, – thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.

Sicred