KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB: Tre vitet e fundit më të nxehtit që prej 170 vjetësh

OKB: Tre vitet e fundit më të nxehtit që prej 170 vjetësh

Tre vitet e fundit kanë qenë më të nxehtet të regjistruara ndonjëherë dhe ritmi i ngrohjes planetare i konstatuar gjatë kësaj periudhe është i jashtëzakonshëm, paralajmëroi OKB-ja. “Tashmë është konfirmuar se vitet 2015, 2016 dhe 2017, janë qartësisht pjesë e tendencës së ngrohjes afatgjatë të shaktuar nga rritja në atmosferë e gazit me efekt serë, janë tre vitet më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, njoftoi Organizata Meteorologjike Botërore, një agjensi e OKB-së e specializuar në këtë sektor. Nën efektin e fenomenit te njohur për rritjen e temperaturave mesatare botërore që ndodh çdo tre ose shtatë vite, viti 2016 gjendet në krye të listës më 1,2 gradë Celcius më shumë se sa në epokën paraindustriale, OKB-ja përdor periudhën 1880-1900 si referencë për kushtet që i përkasin periudhës paraindustriale, ndërkohë që viti 2017 thyen rekordin si viti më i nxehtë i konstatuar ndonjëherë jo nën efektin e efektit te fenomenit per rritjen e temperaturave mesatare.

Sicred