KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ofeta të reja për punësim në administratën publike

Ofeta të reja për punësim në administratën publike

Plani i rekutimit për vitin 2017, parashikon rreth 1100 vende të lira pune në administratën publike, nga të cilët rreth 600 janë për nivel specialistësh.
Ministrja e inovacionit dhe adminstratës publike Milena Harito, theksoi se pozicionet e përgjegjësve apo drejtuesve më të lartë do të shërbejnë për promovimin meritokratik, ndërsa për specialistët pa eksperiencë, këshillohen praktikat pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Kjo për një administratë profesioniste që do të realizojë të gjitha reformat e tjera. “Nga këto 1100 pozicione një pjesë janë për përgjegjës dhe drejtorësh, për të cilët sipas ligjit rekrutohet nga brenda sistemit. Kjo gjë për të promovuar karierën” tha zonja Harito. “675 janë vende në nivel specialistësh që janë të hapura për të gjithë ju” ju drejtua ajo një auditori universitar.
Lidhur me ecurine e deritanishme të funksionimit të rekrutimit të personelit, Drejtorja e Administratës Publike Albana Koçiu, tha për RTSH se “Egzistojnë mundësitë, por duhen provuar. Ka një numër të madh aplikantësh, por edhe një numëri i vogël i atyre që dalin me sukses nga konkurset”.
Dekani i fakultetit të drejtësisë, Prof. Artan Hoxha, vlerësoi se një shtet i së drejtës mund të funksionojë vetëm nëpërmjet një administrate të shëndetshme. Takime të tilla me studentet e nivelit master do të zhvillohen edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë ekonomik.