KRYEFAQJA » LAJME » Obot, ulet niveli i ujit, por jetesa mbetet e vështirë

Obot, ulet niveli i ujit, por jetesa mbetet e vështirë

As këtë të dielë mjetet e tonazhit të ulët nuk kanë mundur që të depërtojnë për në brendësi të fshatit Obot në Shkodër. Mjetet e ushtrisë janë të vetmet që transportojnë banorët e zonës, dhe bëjnë të mundur që ky fshat ta jetojë jetën mes shumë vështirësisht. Sërish qindra hektarë mbeten nën ujë, dëmet e shkaktuara për banorët janë të mëdha. Të izoluar prej 5 ditësh, ata kanë mungesë të theksuar në ushqimet për veten e tyre, por edhe për bagëtitë. Ndihma e pushteti lokal ka qenë e papërfillshme në këtë drejtim.
Fermerët e Obotit kërkojnë dëmshpërblim, pasi ata besojne se përmbytja ka ardhur nga shkarkimet. Bilanci për ta është i dhimbshëm. Nga 3000 hektarë të përmbytur, sipërfaqja që ndodhet nën ujë ka rënë në 1415 hektarë.
Por Prefektura e Shkodrës e konsideron situatë normale, ndaj mesditën e kësaj të diele urdhëroi largimin nga fshati Obot të mjeteve të ushtrisë. Nga ana tjetër Bashkia e Shkodrës vijon të përsërisë kërkesën dërguar edhe ministrisë së mbrojtjes për shpalljen e emergjencës lokale.
Mes dy qëndrimeve të ndryshme të institucioneve të pushtetit lokal, njëra që drejtohet nga maxhoranca he tjetra nga opozita, qëndrojnë fermerët që vuajnë dëmet e shkaktuara edhe këtë vit në të mbjellat e tyre.

Sicred