KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Obamacare”, Tramp fajson demokratët për dështimin në Kongres
"Obamacare", Tramp fajson demokratët për dështimin në Kongres

“Obamacare”, Tramp fajson demokratët për dështimin në Kongres

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar demokratët për dështimin e projektligjit të tij për kujdesin shëndetësor. Propozimi i presidentit u tërhoq të premten, pasi nuk arriti të merrte mjaftueshëm mbështetje për të kaluar në Kongres. Kjo lëvizje e minutës së fundit shihet si një goditje e rëndë ndaj presidentit, pasi shfuqizimi dhe zëvendësimi i programit të njohur si Obamacare, ishte një nga premtimet e tij të fushatës. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan tha se ai dhe Trump kishin rënë dakort të tërhiqnin votimin, pasi u bë e qartë se projektligji nuk do të merrte minimalisht 215 votat që i nevojiteshin republikanëve për miratimin e tij. Sidoqoftë, rreth 35 republikanë nuk kanë qenë dakort me draftin e presidentit Trump për Aktin Amerikan të Kujdesit Shëndetësor. Projektligji gjithashtu nuk ishte popullor as në publik – ku një sondazh tregonte se vetëm 17 përqind e të anketuarve e miratonin draftin. Pas kësaj disfate, Trump u shpreh se republikanët tashmë do të fokusohen në reformën e taksave, ndërkohë që ai shtoi se nga i gjithë ky proces, ata mësuan shumë rreth besnikërisë dhe marrjes së mbështetjes. Obamacare do të vijojë në rrugën e saj edhe për disa kohë, tha presidenti, derisa demokratët të civilizohen dhe të bashkohen, që të dyja partitë të krijojnë një draft të mirë për kujdesin shëndetësor.Kryetari i dhomës së përfaqësuesve, Paul Ryan e quajti këtë, një ditë zhgënjyese për republikanët.

Sicred