KRYEFAQJA » LAJME » Obama nderon me çmimin “Lider botëror për paqe” Baba Edmond Brahimajn
Obama nderon me çmimin "Lider botëror për paqe" Baba Edmond Brahimajn

Obama nderon me çmimin “Lider botëror për paqe” Baba Edmond Brahimajn

Presidenti amerikan Barak Obama, ka vlerësuar kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj me çmimin “Lider botëror për paqe”. Baba Edmond Brahimaj tha se ndjehet i nderuar për këtë çmim, ndërsa bëri apel për tu bashkuar të gjithë në luftën kundër terrorizmit. “Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që egërsia me të cilën na godet terrorizmi në shkallë botërore pavarësisht duarve që ai përdor nuk mund të luftohet vetëm me konferenca e sllogane. Duhet të konsolidojmë institucionet e solidaritetit brenda familjes, brenda dashurisë së njëri-tjetrit, duke vlerësuar diversitetin si shtytje për të ecur përpara dhe jo për tu hakmarrë ndaj njëri-tjetrit” tha ai gjatë një aktivitetit të organizuar në Kryegjyshatë. Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Tiranë vlerësoi kontributin e kryegjyshit botëror në promovimin e tolerancës fetare. “Mesazhi që po hapet nga komuniteti bektashian dhe nga ju baba Mondi është mesazhi i paqes dhe harmonisë dhe sidomos për mua si një i huaj është mesazhi i mirëpritjes. Faleminderit për këtë”.
Çmimi për Baba Edmond Brahimaj ishte një iniciativë e misionit dilpomatik për paqe dhe prosperitet zyra qendrore në Tiranë në bashkëpunim me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Sicred