KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OBAMA KRITIKON TRUMP

OBAMA KRITIKON TRUMP

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka kritikuar republikanët bashkë me presidentin aktual, Donald Trump, si dhe u ka bërë thirrje demokratëve të votojnë në zgjedhjet për Kongres në muajin nëntor për të rikthyer “nderin dhe njerëzinë” në Qeverinë amerikane. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Illnois-it, Obama ka thënë se amerikanët janë duke jetuar në “kohë të rrezikshme” dhe ka akuzuar republikanët për shkatërrim të aleancave globale. “Në dy muaj ne kemi mundësi që të kthejmë pamjen e shëndoshë në politikën tonë”, ka thënë Obama. “Ka vetëm një mundësi për kontrollim të abuzimit dhe kjo është përmes votës suaj”, është shprehur ndër të tjera ai. E ndërsa Obama fliste, Trump mbërriti në Dakotën e Veriut për të emëruar një mbledhës fondesh për kandidatin republikan në Senat. “E pashë, por më zuri gjumi, – tha Trump përpara audiencës. – Zbulova se ai është shumë i mirë për të të vënë në gjumë”. Presidenti kritikoi më pas paraardhësin e tij se “po përpiqet të fitojë kredite për gjërat e pabesueshme që kanë ndodhur”. Të dyja partitë, Republikane dhe ajo Demokrate, kanë inkurajuar mbështetësit e tyre që të jenë pjesë e votimeve më 6 nëntor, pasi demokratëve iu duhen 23 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve dhe dy ulëse në Senat për të fituar shumicën në Kongres, ashtu që të ndikojnë në agjendën e Trumpit. Zgjedhjet e muajit nëntor po konsiderohen referendum për Trumpin, i cili aktualisht po perballet me hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Sicred