KRYEFAQJA » LAJME » Nuk realizohet takimi Llalla – Tahiri
Nuk realizohet takimi Llalla - Tahiri

Nuk realizohet takimi Llalla – Tahiri

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pritur të martën në zyrën e tij ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, pas kërkesës së nga ky i fundit. Takimi ishte kërkuar nga vetë zoti Tahiri. Zyra e shtypit e zotit Llalla njoftoi se për shkak të angazhimeve takimi Llalla- Tahiri nuk mund të zhvillohej. Nuk ka njoftime zyrtare për temën e bisedës, por mendohet se në vemendje janë arrestimet e fundit në Itali të një bande droge, në krye të së cilës qëndron shtetasi Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është i afërmi dhe drejtuesi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Por ndërsa opozita, veçmas kreu i PD Basha dhe ish kryeministri Berisha kanë intensifikuar sulmet ndaj zotit Tahiri, madje kanë kërkuar arrestimin e tij, ish ministri i ka hedhur poshtë ato. Madje zoti Tahiri ka kërkuar me ngulm që drejtësia të bëjë punën e saj. Me interes pritet një konferencë shtypi e ish ministrit të brendshëm, që e ka paralajmëruar për në orën 16.

Sicred