KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nuk do të zhvillohet takimi Trump – Putin

Nuk do të zhvillohet takimi Trump – Putin

Nuk do të ketë takim zyrtar mes Presidentit amerikan Donald tramp dhe atij rus Vladimir Putin gjatë punimeve të samitit të Bashkëpunimit Economik Azi-Paqësor, që po zhvillohet në Vietnam. Sekretarja e shtypit pranë shtëpisë së bardhë, Sarah Sendërs u tha gazetarëve në bordin e Air Force One (Eir Fors Uan) se nuk është planifikuar apo konfirmuar ndonjë takim zyrtar mes dy krerëve të shteteve, por sigurisht mund të ketë ndonjë ndërveprim jozyrtar. Kjo për shkak të përplasjes së së axhendave të të dy palëve. Sipas CNN, deklarata e Sendërs ishte në kontrast me atë se cfarë pala ruse u kishte thënë gazetarëve gjatë dy ditëve të fundit. – Takimi do të zhvillohet gjatë punimeve të samitit, – u shpreh zëdhënësi i Putin pas deklaratës së Sendërs, duke shtuar se ai do të zhvillohej në një mënyrë apo një tjetër. Megjithatë, të dy palët treguan se në një farë mënyre, dy liderët do të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë samitit dy ditor.

Sicred