KRYEFAQJA » LAJME » Noti shqiptar bën 85 vjeç!

Noti shqiptar bën 85 vjeç!

Noti shqiptar mbush 85 vjeç! Të gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij sporti në vend nisur që më 1931, kanë zhvilluar një ceremoni për të kujtuar gjithë figurat e njohura të notit. Federata shqiptare e notit ka dhënë 18 çertifikata “Mirënjohje” për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e këtij sporti. Më pas janë zhvilluar edhe garat me rastin e 85-vjetorit të themelimit të FSHN-së. Ekipi i Stelës ka dominuar garat, notarët e së cilës kanë marrë disa medalje. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportin, Vladimir Gjonaj e drejtori i sportit elitar në këtë institucion Arjan Konomi. Gjonaj ka dhënë premtimin se Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ndërtojë pishinën olimpike 50-metërshe. Ndërsa një pishinë tjetër do të ndërtohet në fazën e dytë të punimeve në “Tirana Olimpik Park”.

Sicred