KRYEFAQJA » LAJME » Norvegji, Botërori i Çiklizmit, Halilaj i 51-ti, ndërsa Zhupa i 58-ti midis 65 garuesve në garën e kronometrit
Norvegji, Botërori i Çiklizmit, Halilaj i 51-ti, ndërsa Zhupa i 58-ti midis 65 garuesve në garën e kronometrit

Norvegji, Botërori i Çiklizmit, Halilaj i 51-ti, ndërsa Zhupa i 58-ti midis 65 garuesve në garën e kronometrit

Në Bergen të Norvegjisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Çiklizmi të Rrugës, ku Shqipëria po merr pjesë me dy prej sportistëve të saj më të spikatur, Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn. Të dy çiklistët shqiptarë kanë marrë pjesë në garën e tyre të parë në këtë botëror, atë të kronometrit, që është zhvilluar nëpër qytetin e Bergenit dhe në rrethinat e tij. Kjo garë e kronometrit ka konsistuar në një itinerar prej 32 kilometrash, kryesisht fushore, por me një finish malor që kapte kuotën e 400 metrave mbi nivelin e detit. I pari që ka pedaluar nga kuqezinjtë ka qenë Eugert Zhupa, i cili është nisur i 6-ti, rreth orës 13:13 të pasdrekes. 27-vjeçari e ka përshkuar itinerarin e 32 kilometrave brenda 53 minutash, 56 sekondash e 43 të qindtash, pra 9 minuta, 15 sekonda e 48 të qindtash pas vendit të parë. Zhupa ka marrë në përfundim vendin e 58-të, nga 65 garues gjithsej, teksa ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 34.642 km në orë. Ndërkohë, një orë e gjysmë pas Zhupës është nisur edhe garuesi i dytë shqiptar, Redi Halilaj, i cili ka qenë i 38-ti në radhën e nisjes. Halilaj ka qenë më i shpejtë se Zhupa, duke u renditur i 51-ti në përfundim, me kohën 50 minuta, 44 sekonda e 3 të qindtat, pra 6 minuta, 3 sekonda e 3 të qindtash pas vendit të parë. 28-vjeçari ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 36.662 km në orë. Titullin e kampionit të botës në kronometër e fitoi holandezi Tom Dumoulin, me kohën 44 minuta e 41 sekonda, që ja pas sllovenin Primozh Rigliç dhe britanikun Kris From.

Sicred