KRYEFAQJA » LAJME » Normalizohet gjendja e sigurisë në Maqedoni

Normalizohet gjendja e sigurisë në Maqedoni

Gjendja e sigurisë në rajonin qendror të Shkupit, përfshi edhe Kuvendin, që nga mesnata është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informoi Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Sipas informacioneve nga kjo ministri, në përplasjet e dhunshme në Kuvend midis protestuesve dhe deputeteve si dhe gjatë ndërhyrjes me vonesë të policisë, janë plagosur gjithsej 109 persona, nga të cilët 22 policë dhe tre deputetë, kurse pjesa tjetër qytetarë. Ministri i punëve të brendshme në qeverinë teknike, Agim Nuhiu, deklaroi se Ministria e tij do të kërkoje përgjegjësi nga strukturat e saj pse policia nuk reagoi në kohë dhe do të shqyrtoje disa akuza sipas të cilave policë të caktuar i kanë nxitur protestuesit në sjelljen e dhunshme. Trazirat në kuvendin e maqedonisë ngjallen reagime të forta nga gjithë evropa dhe organizatat ndërkombëtare. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogerini dënoi ashpër dhunën mbi deputetët dhe bëri thirrje për qetësi. Demokracia duhet të zbatohet. E vlerësojmë pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferrit si kryetar të Parlamentit. Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë përpara dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të respektojnë Kushtetutën, tha ajo. Dhuna ndaj të zgjedhurve të popullit dhe ndaj institucioneve demokratike është e papranueshme, thuhet në reagimin e Organizates së Kombeve të Bashkuara kurse ndërmjetësi i Komisionit Evropian për krizën në Maqedoni i është drejtuar Nikolla Gruevskit, kryetarit të VMRO-se duke i thënë: Tani jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësin për turpin në Kuvend. Pushteti nuk merret me dhunë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë te mos bien pre e provokimeve dhe vendi të levize përpara drejt rrugës euroatlantike. Reagime ka pasur edhe nga vendet e tjera fqinje me maqedoninë.

Sicred