KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Non mi avete fatto niente” e Metës dhe Moros, fiton “Sanremo”-n

“Non mi avete fatto niente” e Metës dhe Moros, fiton “Sanremo”-n

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, u shpallën mbrëmë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s me këngën “Non mi avete fatto niente”, “Nuk me keni bërë asgjë”. Kënga vlerësohet si një himn kundër terrorizmit. Shqiptari Meta dhe kolegu tij italian, i cili ishte dhe kompozitori i këngës, kaluan momente të vështira, përpara se të ngrinin kupën e festivalit, pasi kënga e tyre u akuzua për plagjiaturë. Por më pas ekspertët vlerësuan se kënga mund të vazhdonte garën. “Emocione të papërshkruara” tha Ermal Meta pas fitores që ja dedikonte fitoren Mescal, shtëpisë së tij diskografike që kishte besuar tek ai kur askush tjetër nuk e kishte bërë..

Sicred