KRYEFAQJA » LAJME » Noka: Rama dhe Tahiri e kanë vendin në burg!
Noka: Rama dhe Tahiri e kanë vendin në burg!

Noka: Rama dhe Tahiri e kanë vendin në burg!

PD më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, vazhdon të këmbënguli se kryeministri Edi Rama me sjelljen e tij po mbron ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. “Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet” tha gjatë një konference për shtyp ish ministri i brendshëm, aktualisht deputet i PD Flamur Noka. “Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm” tha zoti Noka. PD këmbëngul se “Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, …peng i krimit të organizuar,… peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij….” tha ndër të tjera deputeti i PD. “Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi i Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313” tha ish ministri i brendshëm, aktualisht deputet i PD Flamur Noka.

Sicred