KRYEFAQJA » LAJME » Noka: Qeveria Rama ka rënë moralish
Noka: Qeveria Rama ka rënë moralish

Noka: Qeveria Rama ka rënë moralish

Opozita e djathtë shqiptare këmbëngul se qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama i ka ditët e numëuara dhe se do të rrëzohet me protesta popullore dhe demokratike. Deklarata është bërë nga deputeti demokrat Flamur Noka, ish ministri i brendshëm i qeverisë Berisha, pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë. “Sot kjo qeveri ka rënë moralisht, ajo mund të rrijë në këmbë pak ditë aritmetikisht” tha zoti Noka para gazetarëve. “Kjo qeveri bleu vota, por edhe ato pak vota që mori për të qeverisur, nuk qeveris, por drejton krimin” shtoi ai.
Një ditë më parë ishte LSI parti e opozitës së majtë e cila bëri thirrje për marshim politik për rrëzimin e qeverisë Rama.
Si PD dhe LSI këmbëngulin në krijimin e një qeverie të re që ato e quajnë qeveria antimafia. Të dy partitë nuk pretendojnë të jenë pjesë e kësaj qeverie dhe artikulimi i zgjedhjeve të parakohshme në vend prej tyre, ende është me zë të ulët.

Sicred