KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nju Jork, spektakël fishekzjarresh për 4 korrikun
Nju Jork, spektakël fishekzjarresh për 4 korrikun

Nju Jork, spektakël fishekzjarresh për 4 korrikun

Sot, miliona njerëz pritet të ndjekin nga afër shfaqjen më të madhe të fishekzjarreve që zhvillohet në Nju Jork, me rastin e Festës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse, sipas departamentit të policisë së Nju Jorkut, nuk ka asnjë kërcënim të besueshëm për ndonjë sulm gjatë festimeve, kryebashkiaku Bill de Blazio njoftoi se gjithçka do të monitorohet nga afër prej forcave të kundërterrorizmit si dhe punonjëve të armatosur të sigurisë. Kryeqyteti Uashington pret gjithashtu qindra mijëra njerëz të bëhen pjesë e festimeve, që përfshijnë fishekzjarre dhe një koncert që do të zhvillohet në mjediset e Kongresit. Presidenti amerikan, Donald Tramp, për të parën herë e feston Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë, duke pritur në piknik familjet e ushtarakeve. Në kryeqytet, mijëra policë do të jenë në terren për mbarëvajtjen e veprimtarive, mes të cilave shfaqjen me fishekzjarre dhe paraqitjen në muze të njërës prej 14 kopjeve të Deklaratës së Pavarësisë. Policia ka ngritur pika kontrolli nëpër shëtitore e sheshe edhe në Boston e qytete të tjera të mëdha. Autoritetet e zbatimit të ligjit në bashkerendim me FBI-në, po përdorin dronë për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe shfaqjet festive.

Sicred