KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nju Jork, rrëzohet helikopteri 5 viktima

Nju Jork, rrëzohet helikopteri 5 viktima

Të paktën pesë persona humbën jetën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Lumin Lindor të Manhatanit në Nju Jork. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes të së dielës, me orën lokale, kur helicopteri, me gjashtë persona në bord, përfshi dhe pilotin, u rrëzua në lumin pranë lagjes së Anës së Sipërme Lindore. “Piloti ia doli të dilte, ndërsa pesë pasagjerët jo”- u tha kreu i departamentit të zjarrëfikësve gazetarëve. Shkaku i aksidentit nuk është i qartë, por mediat lokale bënë të ditur se piloti kishte dërguar një sinjal alarmi që tregonte se para rrëzimit kishte patur një problem me motorin. Ndërkohë, Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar po heton incidentin.