KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nju Jork, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një fëmijë
Nju Jork, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një fëmijë

Nju Jork, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një fëmijë

Hetuesit ne Nju Jork besojnë se zjarri në Bronx, që i mori jetën 12 personave, mes të cilëve 4 fëmijë, është shkaktuar nga një fëmijë që luante me sobën. Një fëmijë 3-vjeçar, që nuk ishte në vëmendjen e të rriturve, duket se ka shkaktuar zjarrin, thanë zjarrfikësit. Ndërsa nëna e tij ishte larguar bashkë me dy fëmijët, kishte lënë derën hapur, duke bërë që zjarri të përhapej në holl. Shkallët më pas kishin funksionuar si një oxhak duke e shpërndarë zjarrin shpejt në katin më të lartë. Zjarri ishte më vdekjeprurësi në qytet për të paktën 25 vitet e fundit, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio. Policia tha se mes viktimave kishte 3 vajza të moshës një, dy dhe shtatë vjeçe dhe një djalë që nuk është identifikuar ende. Të paktën 20 vetë janë shpëtuar nga zjarri. Më shumë se 170 zjarrfikës ndihmuan në shuarjen e flakëve, ndërsa temperaturat në qytet ishin nën zero.

Sicred