KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nju Jork, 8 viktima në një sulm me kamion, ndalohet autori i plagosur
Nju Jork, dyshohet për 6 viktima në sulm me kamion, ndalohet autori i plagosur

Nju Jork, 8 viktima në një sulm me kamion, ndalohet autori i plagosur

8 persona kanë vdekur dhe disa janë plagosur, pasi një kamion ndryshoi drejtimin drejt një zone me çiklistë dhe këmbësorë, në Manhattan të Nju Jorkut, njoftoi policia. Drejtuesi i mjetit mendohet se ka qenë duke ecur në drejtim të gabuar, në pjesën autostradën West Side, ku edhe shtypi për vdekje dy çiklistë. Sipas dëshmitarëve ai ka dalë nga mjeti dhe kërcënoi me një armë në dorë, duke detyruar policinë e gjendur aty pranë të nxirrnin armët e tyre dhe të qëllonin ndaj tij. Agresori i plagosur është arrestuar.
Policia e Nju Jorkut nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi situatën, por disa pamjet të rënda nga vendngjarja, me çiklistë të rrëzuar përtokë dhe biçikletat e copëtuara përreth tyre, kanë përfunduar në rrjetet sociale dhe media.

Sicred