KRYEFAQJA » LAJME » RTSH, Memorandum Mirëkuptimi me RTV-në e Kinës

RTSH, Memorandum Mirëkuptimi me RTV-në e Kinës

Dje vizitoi RTSH – në një delegacion i lartë i Administratës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës kryesuar nga Zv. ministri z. Nie Chenxi.

Ishte e pranishme në takim dhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë znj. Jiang Yu.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH – së Thoma Gëllçi theksoi rëndësinë e kësaj vizite dhe aspektin shumëplanësh të marrëdhnieve të RTSH me Administratën Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës, si në pjesën dypalëshe, ashtu dhe si rrjedhojë e qënies anëtarë të Bashkimit të Transmetuesve të Azisë dhe Paqësorit – ABU. Një kontribuese e veçantë është Ambasada e Republikës Popullore të Kinës edhe si rrjedhojë e angazhimit personal të Ambasadores Znj. Jiang Yu. Por sigurisht pjesa thelbësore e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit është me CRI (China Radio International) për radio stacionin e Cërrikut. Z. Gëllçi vlerësoi palën kineze si një partner të madh e të rëndësishëm për zhvillimin e RTSH – së.

Zv. Ministri Nie Chenxi nënvizioi miqësinë tradicionale mes dy popujve ku bashkëpunimi në fushën e medias është i domosdoshëm për njohjen reciproke të dy popujve. Pala kineze ofroi asistencë për programe, trajnim stafi dhe bashkëpunime në fusha të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH – së vlerësoi ndihmën e specialistëve kinezë që nga themelimi i televizionit shqiptar dhe ngritja e rrjetit të transmetimit. Ai gjithashtu u shpreh se një hallkë e rëndësishme lidhjeje është dhe seksioni shqip në radio televizionin kinez.

Zv. Ministri Nie Chenxi vlerësoi ndihmën e RTSH – së për transmetimet nga radio stacioni i Cërrikut dhe u shpreh i bindur se, edhe me ndihmën e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri ky bashkëpunim do të thellohet dhe intensifikohet.

Në përfundim të takimit u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes RTSH dhe Administratës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës me qëllim intensifikimin e thellimin e marrëdhenieve dhe bashkkëpunimiy, Marrëveshje Liçensimi për programe të ndryshme që pala kineze i ofroi palës shqiptare si dhe Memorandum Mirëkuptimi mes CCTV + dhe RTSH për shkëmbimin e lajmeve.