KRYEFAQJA » LAJME » Njoftim për banorët e Qarkut të Beratit
Njoftim për banorët e Qarkut të Beratit

Njoftim për banorët e Qarkut të Beratit

Në zbatim të vendimit te Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), RTSH do të mbyllë transmetimet e veta analoge për Qarkun e Beratit më datën 15 Gusht 2017.

Kjo nënkupton që teleshikuesit në qarkun e Beratit do të kenë mundësinë të shohin programet e RTSH-së dhe operatorëve lokale vetëm në formatin DVB-T2. Për të parë në këtë format teleshikuesit e qarkut të Beratit, ku përfshihen ( Berat, Skrapar, Çorovode, Bogove) duhet të kenë në dispozicion paisjet si më poshtë:

– Antenë marrëse televizive të thjeshtë sikurse e kanë pasur deri më sot.

– Aparat marrës televiziv (televizor)

– Dekoder DVB –T2 të llojit “free”, pra që mundëson shikimin e kanaleve pa pagesë siç janë të gjitha programet e ofruara nga rrjeti i RTSH-së. Të gjithë teleshikuesit që kanë aparat televiziv dhe që kanë të inkorporuar dekoderin DVB-T2 (kryesisht të prodhuar pas vitit 2013) nuk e kanë të nevojshëm dekoderin e mësipërm.

RTSH në këtë qark transmeton në kanalet 25 dhe 30 të bandës UHF për zonën Berat, Bogovë dhe Poliçan dhe në kanalet 26 dhe 37 të bandës UHF për zonën e Çorovodës. Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me kualitet HD të rrjetit të RTSH në këtë qark duhet të drejtojnë antenat sipas zonave:

-në qytetin e Beratit në drejtim të Mbreshtanit;

-në Polican në drejtim të Vërzhezhës;

-në Bogovë në drejtim të Therepelit;

-në Çorovodë në drejtim të Zgrobonjës.

Pasi antena të jetë orientuar në drejtimet përkatëse, atëherë duhet bërë ndezja e televizorit dhe e dekoderit e më pas duhet bërë kërkimi automatik.

Në përfundim të kërkimit automatik në ekran do të shfaqen të gjitha kanalet e RTSH-së, si dhe të operatorëve lokale që mbështeten në rrjetin DVB-T2 të RTSH.

Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mirë këtë proces të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH do të vendose shumë shpejt në dispozicion të publikur një shërbim Help-desk me operator 24 orë për çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH.

Gjithashtu në Berat do të jetë i pranishëm edhe një grup teknikësh që do të japin ndihmën e tyre në terren. Për çdo problem ose paqartësi mund të kontaktoni në numrin e telefonit, 0693656732.

RTSH u kërkon ndjesë atyre teleshikuesve që ende nuk janë paisur me aparate të përshtatshme apo dekodera, të cilët nuk mund të shohin programet tona në analog.

Radio Televizioni Shqiptar

Sicred