KRYEFAQJA » LAJME » Njoftim i rëndësishëm, platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

Njoftim i rëndësishëm, platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Së fundi ai njofton shikuesit e tij në Shqipëri dhe Europë, se transmetimi i programit satelitor ka ndryshuar parametrat e marrjes së sinjalit duke rritur cilësinë e tij dhe shtuar numrin e kanaleve.
Tashmë rrjeti RTSH transmeton 6 programe televizive satelitore RTSH1 HD, RTSH3 HD, RTSH Plus, RTSH 24, RTSH Muzike dhe RTSH Shqip, si dhe 4 kanale radioje, Radio Tirana 1, Radio Tirana 2, Radio Tirana Internacional dhe Radio Tirana Klasik.
Parametrat e rinj për marrjen e sinjalit satelitor janë:
Sateliti Eutelsat W2 (16A) në pozicionin orbital 16.0 gradë Lindje (East),  frekuenca 12640 MHz, Symbol rate 10833 MS/s, FEC 3/5, Polarizimi Horizontal, Modulimi S2 8PSK.
Për të marrë sinjalin me parametrat e mësipërm nevojitet një marrës satelitor DVB-S2. RTSH bën me dije që duke filluar nga data 20 janar 2018 transmetimi i programit televiziv në parametrat ekzistues të sinjalit do të ndërpritet dhe kanalet e rrjetit RTSH do mund të shikohen vetëm në parametrat e rinj.