KRYEFAQJA » LAJME » Njerëzit e “padukshëm”, në “luftë” me dëborën, orar pa orar
Njerëzit e "padukshëm", në "luftë" me dëborën, orar pa orar

Njerëzit e “padukshëm”, në “luftë” me dëborën, orar pa orar

Janë ditë me një klimë, që së paku prej dy dekadash nuk janë parë. Temperaturat zbritën në ekstremitetet negative ,e me një shpejtësi marramendëse. Lëvizjet me automjete=janë të kufizuara. Vetëm halli të nxjerr në rrugë në këto koh, thonë të moçmit. Por edhe për këta të paktit, disa qindra të tjerë janë të detyruar të gëdhijnë e të ngrysen në rrugë. Një prej tyre është Ilir Kita, punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë së Korçës. Kita, Punonjës i Ndërmarrjes së  Shërbimeve Publike, Korçë, u shpreh: “Mendoni që kur keni dalë sot. Shikoni se si ishin e se si janë rrugët. Tërë kjo punë është bërë në temperatura tepër të ulëta dhe kushte te tmerrshme. Mund ta them këtë pa frikë. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i vështirë është ky profesion dhe se sa i rendësishëm.”

Iliri, është 50 vjeç, prind i dy fëmijëve. Më herët ka punuar si pompist, tek parku i mallrave, e që nga prilli i vitit të shkuar është një prej punonjësve që kujdesen për lulishtet e Korçës. Paga e tij është minimale, por kjo nuk e pengon që të marrë më shumë përgjegjësi në kohë të pazakonta. “Nuk është e mjaftueshme për mua dhe familjen time që të punoj vetëm 8 orë. Do apo s’do s’ke zgjidhje tjetër. Çfarë të bësh!?”  Për Ilirin dhe shokët e tij, fadromistë, elektricistë, kujtohemi vetëm në ditë të tilla të këqija, madje vetëm kur kemi ndonjë hall tonin, ndërsa çdo ditë kalojmë pranë tyre e pak i vëmë re, pa menduar shumë për ta.

Sicred