KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një sulm kibernetik godet kompani të shumta
Një sulm kibernetik godet kompani të shumta

Një sulm kibernetik godet kompani të shumta

Kompani të shumta në të gjithë globin kanë raportuar për sulme masive kibernetike nga një grup piratësh kompjuterikë të cilët kanë paralizuar sistemet e tyre të IT-së duke kërkuar pagesa në monedhën dixhitale që njihet si bitkoin. Virusi i shpërndarë së fundmi ka krijuar një situatë kaotike, ndërsa nuk dihet ende origjina e tij. Një nga shtetet më të prekura ka qenë Ukraina ku përveç kompanive private, janë regjistruar edhe raste të sulmeve ndaj entiteteve shtetërore. Kështu, sulme ka patur ndaj Aerportit Ndërkombëtar të Kievit si dhe ndaj Centralit Bërthamor të Çernobilit. Megjithatë, sulme ka patur edhe në Shtetet e Bashkuara, Poloni, Gjermani dhe një sërë vendesh të tjera. Kjo ka vënë në lëvizje departamentin që heton krimet kibernetike në Interpol. Ekspertët e këtij institucioni kanë nisur të gjurmojnë burimin e virusit si dhe mënyrat për t’a neutralizuar atë. Gjithashtu, po punohet për të zbuluar individet që qëndrojnë pas sulmit. Reagim ka patur edhe nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Këta të fundit i kanë kërkuar kompanive që të mos paguajnë shumat e kërkuara nga piratët duke i bërë thirrje që të denoncojnë rastet.

Sicred