KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një stuhi e ashpër ka përfshirë Europën
Një stuhi e ashpër ka përfshirë Europën

Një stuhi e ashpër ka përfshirë Europën

9 persona kanë humbur jeten nga rënia e pemëve apo nga mbetje të tjera, teksa një stuhi e ashpër vdekjeprurëse ka mbërthyer thuajse të gjithë veriun e Europës. Aksidentet si pasojë e stuhisë kanë vrarë 3 persona në Holandë dhe një në Gjermaninë veriperëndimore. Shtrëngatat e fuqishme, me erëra që lëviznin me mbi 140 km në orë, shkaktuan kaos në transport. Të gjitha shërbimet hekurudhore të distancave të gjata në Gjermani, si dhe disa shërbime ndërrajonale, janë anuluar të enjten. Fluturimet në Aeroportin “Shifol” të Amsterdamit janë pezulluar gjithashtu për pak kohë. “Shifol”, një nga aeroportet më të ngarkuara në Europë, ka mbyllur dy nga 3 seksionet e nisjes, pasi platetë e tarracave u shkulën nga godina e terminalit. Më shumë se 300 fluturime u anuluan dhe aeroporti njoftoi se pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre “online”, apo të kontaktojnë me agjencitë ajrore. Stuhia pritet të kalojë nga perëndimi në lindje të Gjermanisë, përpara se të mbërrijë në Poloni. Stuhia shkaktoi erëra të fuqishme në Britaninë e Madhe duke rrezuar pemë dhe duke shkëputur energjinë elektrike për dhjetëra mijëra shtëpi.