KRYEFAQJA » LAJME » Një simpozium shkencor për Radio Tiranën
Një simpozium shkencor për Radio Tiranën

Një simpozium shkencor për Radio Tiranën

Një simpozium shkencor për Radio Tiranën, u mbajt në prag të 80-vjetorit të krijimit të saj, që është saktësisht data 28 Nëntor. Një rast i mirë ky, që drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar, punonjës në vite të Radio Tiranës, pedagogë të gazetarisë, studentë, apo dhe përfaqësues të Komisionit të Medias në Kuvend, të flasin për gjendjen e Radio Tiranës sot, apo edhe të radiove në tërësi, në një situatë të zhvillimit të teknologjisë së informacionit që duket se po e shtyp zërin e tyre.

Ndërkohë që Italia e krijoi radion e parë në vitin 1924, Mbretëria Jugosllave në 1926, Turqia në 1927, Shqipëria pasi bëri eksperimentin e parë në vitin 1937, i nisi transmetimet e para në 28 Nëntor të vitit 1938, vit kur krijoi radion e saj të parë edhe shteti fqinj Grek.

Po shpesh na krijohet ideja se, me zhvillimin e teknologjisë, përparësitë që ka radio sot, e konkurruar paq nga televizionet, mediat online, rrjetet sociale e të tjera, janë pothuajse inekzistente. Një debat i ngritur mes studentëve dhe atyre që tashmë punojnë në radio, ishte nëse një radio duhet të bëhet komerciale, apo të mbetet e palëkundur në disa parime të saj edukativo-informuese; raste të cilat i ndeshim në radiot e ndryshme prezente shqiptare.

Tashmë që 5 radiot e Radio Televizionit Publik Shqiptar; RT1, RT2,RT3, RT Klasike dhe RT Internacionale janë të gjitha satelitore e 4 prej tyre në sistem analog në gjithë territorin e vendit, debati më i madh, përveç dixhitalizimit të tyre është programacioni, përmbajtja inovative për të konkurruar në një treg ku idetë e reja kumbojnë të pakta e të ngadalta.

Sicred