KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Një shkrimtare angleze në gjurmët e “Fijes së Argjendtë”

Një shkrimtare angleze në gjurmët e “Fijes së Argjendtë”

“Fija e argjendtë”(The Silver Thread”), një rrugëtim në zejtarinë ballkanike, është libri i shkrimtares angleze Elizabeth Gowing i paraqitur në COD. Në mjediset e bibliotekës, mes artistëve e mjeshtrave të fushës, përfaqësuesve të trupit diplomatik, autorja ndau përvojën e saj në kërkim të gjurmëve të filigranistëve shqiptarë dhe ballkanas. “Roberti, bashkëshorti im më dhuroi këtë varëse argjendi dhe kurioziteti se nga vinte më shtyu më tej, të takoja njerëzit që punonin argjendin, njerëzit që e koleksiononin argjendin dhe jam shumë krenare që sot kemi mes nesh Linda Spahiun një prej koleksionisteve e cila ka qenë frymëzim i madh në rrugëtimin tim” thotë zonja Gowing. “Por argjendi ishte edhe një mënyrë për mua të njihja Shqipërinë dhe Kosovën” shton ajo.
Autorja bashkëbisedon me koleksionisten dhe studiuesen Linda Spahiu mbi artin e filigranit, si teknikë e vjetër e përpunimit të argjendit në trojet shqiptare e ballkanike, që nga nxjerrja nga toka, deri te realizimi i veprave me finesë artistike.
Filigrani, si mjeshtëri e vjetër unike, shpaloset në vepër si sintezë e shprehjes së formave bashkëkohore të artit dhe njohjes prej brezave të rinj. Në veprën “The Silver Thread”, shpalosen histori që zënë fill nga minierat, te këngët danteske, ku një fije e argjendtë përshkon historinë e Ballkanit.

Sicred