KRYEFAQJA » LAJME » Një serb atentator ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë
Një serb atentator ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë

Një serb atentator ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë

Dalibor Jaukoviç, 43 vjeç, banor i Podgoricës dhe i lindur në Kralevë të Serbisë, është personi që ka hedhur granatën në ambasadën e SHBA në Podgoricë mëngjesin e së enjtes, e më pas ka vrarë veten. Motivet e veprimit të tij janë akoma të paditura. Një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve u shpreh se në vendngjarje nuk dallohej të ishte shkaktuar ndonjë dëm. Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit konfirmoi sulmin. Dëshmitarët pranë vendngjarjes bënë të ditur se kishin dëgjuar dy shpërthime, njëri pas tjetrit. Policia erdhi shumë shpejt dhe trupi i personit të vdekur u morr menjëherë që aty, thanë ata. Ndërkohë, ambasada amerikane në Podgoricë ka njoftuar qytetarët e vendit të saj të qëndrojnë larg godinës, dei në njoftim të dytë.

Sicred