KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Një mbret pa mbretëri” në Teatrin “Skampa”

“Një mbret pa mbretëri” në Teatrin “Skampa”

Dy shkodranet, Primo Shllaku si skenarit dhe Stefan Capaliku si regjisor kanë zgjedhur qytetin e Elbasanit dhe trupën e teatrit “Skampa” për të jetësuar një ndër projektet më të bukura të tyre. Drama “Nje mbret pa mbretni” është shkruar më 1991 fill pas rënies së komunizmit dhe fillimit të proceseve demokratike. Virtualisht ajo zhvillohet në një mbretni të kohës së sotme që u përngjet mbretërive të të gjitha kohëve dhe synon të zbulojë se sa të dobët janë diktatorët, pamja e të cilëve rrezaton madhështi e forcë.

Mjaft funksionale dhe e arrirë artistikisht është koreografia e realizuar nga Artan Ibershimi dhe skena dhe kostumet nga Sadik Spahia. Drama “Nje mbret pa mbretni” do të jetë në skenën e teatrit “Skampa” deri më 8 prill.

Sicred