KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Një “Liqen Mjelmash” ndryshe

Një “Liqen Mjelmash” ndryshe

Liqeni i mjelmave, baleti i famshëm klasik i Çajkovskit shtegton në kohë duke u zhvendosur në Amerikën e viteve 40-50. Produksioni i ri i teatrit të operas dhe baletit e pikërisht Liqeni i mjelmave vjen premierë në Pallatin e Kongreseve në tre data duke filluar nga mbrëmja e 14 prillit. Me një rekuizite domethënëse që e vë në krye artin trupa artistike e teatrit të operas dhe baletit është vënë përballë gazetarëve. “ Të gjithë shfaqjet tona më të rëndësishme, premierat tona, duke filluar nga premierat e këtij sezoni “Liqeni i Mjelmave” ne do ti performojmë në ktë sallë të madhe, në ktë skenë të madhe” tha Zana Çela. Në koreografinë e Enada Hoxhes dhe Gerd Vasos baleti ekuilibron mes klasicizmit të veprës dhe frymës së re konceptuar nga koreografët që tenton ti japë një frymë më moderne veprës edhe pse mjelma ndryshe nga vepra origjinale nuk vdes. “ Mendova ta sjell në një formë amerikanat pa luajtur asgjë edhe nga klasikja. Mjelmat ju do të shikoni klasike, ndryshimi i vetëm janë, epoka, është stili që është shumë i veçantë i cili përfaqëson amerikën e atyre viteve e më pas e bukura është që përshtatet e tëra në muzikën klasike të Çajkovskit” tha Enada Hoxha. Ndërsa muzika e mrekullueshme e Çajkovskit do vije në veshët tanë nën drejtimin e Ricardo Casero i cili me artistët shqiptarë bashkëpunon për herë të dytë pasi ka drejtuar me sukses baletin Arrëthyesi. “ Mendoj se orkestra dhe teatri në përgjithësi bëjnë një produksion shumë tërheqës për publikun dhe me një cilësi të jashtëzakonshme” tha Ricardo Casero. Me kostumet e Ardi Asllanit, skenografinë e Bashkim Zahaj dhe në interpretimin e balerinëve Ervis Nallbani, Ledia Sulaj, Enada dhe Gerd Vaso, Krist Dalipi dhe Adela Muçollari me datë 14 prill do të shijojmë një Liqen Mjelmash ndryshe.

Sicred