KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një ish miss në shkallët e stadiumit që përshëndet golin e Pavard
Një ish miss në shkallët e stadiumit që përshëndet golin e Pavard

Një ish miss në shkallët e stadiumit që përshëndet golin e Pavard

Midis francezëve që i gëzohen golave të Francës në shkallët e stadiumeve ruse, është edhe një tifoze speciale. Ajo është Rashel Legen Trapani, e fejuara e Benjamin Pavard, i cili realizoi atë supergol në sfidën kundër Argjentinës. Ajo ndodhej në shkallët e stadiumit të Kazanit, për të ndjekur ndeshjen që i dhuroi Francës mundësinë për të shkuar në çerekfinalet e botërorit. Të dy janë lidhur para pak muajsh dhe e kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre me fejesë këtë pranverë.
Bukuria e Rashel është evidente. Në 2007 ka fituar titullin Mis Franca. Tani punon si modele për firma prestigjoze dhe në cv-në e saj është edhe eksperienca e saj si prezantuese televizive. Gjithnjë në 2007, modelja me origjinë italiane ka marrë pjesë në konkursin Mis Universi. Rashel mbush 30 vjeç në 31 gush, ndërsa Pavard është vetëm 22, 8 vjet më i vogël se ajo.
Pas golit të Pavard, Rashel ka zgjatur duart, duke i dhuruar puthje të fejuarit të saj, duke i treguar gjithë gjithë dashurinë e saj. Para se të fejohej me futbollistin e Shtutgartit, Rashel, ka qenë e martuar me një tjetër futbollist, Kapu, me të cilin ka dhe një djalë, Xhanin.

Sicred