KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Një hap përpara drejt reformimit të akademisë

Një hap përpara drejt reformimit të akademisë

Reformimi i Akademisë së Shkencave ka dhënë shenjat e para sot teksa grupi i punës ka diskutuar projektligjin e ri me akademikët e rinj. Konsideruar vetëm një nga takimet konsultuese, hapja e akademisë sipas kryetarit të grupin të punës së draftligjit Skënder Gjinushi do të nisë me statutin e Akademisë si një organ këshillimor që bashkërendon punën me institutet dhe kërkimin shkencor në Universitete. ” Vetë akademia duhet vtë hapet më shumë veçanërisht nëpërmjet pjesëmarrjeve të përfaqëuesve në mbledhjet e asamblesë të përfaqësuesëve të institucioneve të kërkimit e shkencës, në mbledhjet vjetore të asamblesë ku miratohet buxheti dhe programi.” Një tjetër çështje shumë e nxehtë e cila është diskutuar nga propozimi i draftligjit eshte anetaresimi i akademikeve kriteret e te cilit parashikohen qarte si norme ligjore. ” Ka një konsensus që thotë se indtitutet do të vazhdojnë të ndodhen pranë shkollave të larta. Megjiythatë kjo çështje nuk quhet e zgjidhur dhe nuk ka një zgjidhje homogjene. Ka zgjidhje heterogjene pasi askush nuk pengon që pranë akademisë të ketë njësi të kërkimit dhe studimit, afatshkurtra që ngrihen edhe me kërkesë të qeverisë për studime të caktuara. Përtej anëtarësimit të akademikëve, gjithesesi asambleja e Akademisë së Shkencave do të funksoinojë me një anëtarësi prej 30 akademikësh. Dhe kryetari do mund të ketë deri në dy mandate jo më shumë.

(Visited 85 times, 1 visits today)