KRYEFAQJA » LAJME » Një futbollist Koreano Verior, pezull tek Partizani
Një futbollist Koreano Verior, pezull tek Partizani

Një futbollist Koreano Verior, pezull tek Partizani

Partizani afron “yllin” e Koresë së Veriut Partizani afron një aziatik. Sipas asaj që shkruan “Vipsport.al” , të kuqtë kanë afruar yllin e kombëtares së Koresë së Veriut. Bëhet fjalë për mesfushorin So Hyon-Uk. Lojtari 26-vjeçar numëron plot 33 ndeshje me kombëtaren e Koresë së Veriut, ku ka shënuar edhe 2 gola. Sajti sportiv “Vipsport.al” pohon se ka mësuar ekskluzivisht se Partizani ka afruar yllin e kombëtares së Koresë së Veriut. Bëhet fjalë për mesfushorin So Hyon-Uk. Lojtari 26-vjeçar numëron plot 33 ndeshje me kombëtaren e Koresë së Veriut, ku ka shënuar edhe 2 gola, luan mbrojtes i majte ose mesfushor i te njejtit krah. VIP Sport citon se “vitin e fundit ai ka luajtur në Superligën e Bosnjës, ku është konsideruar si një prej lojtarëve që ka spikatur më shumë. Transferimi i lojtarit u bë fal ndërmjetësimit të menaxherit serb Fakrija Shekullarac. So Hyon-Uk do dalë në stërvitje që ditën e sotme”. Ne fakt eshte humbje kohe dhe tallje per nje sajt sportiv qe ul veten kaq poshte per te publikuar dhe reklamuar ndermarje te tilla fiasko dhe te pavlera te merkatos. Aq me teper, te krijohet ideja nga komenti i sajtit sportiv, se koreanoveriori ne fjale eshte nje “talent” i madh, a thua se behet fjale per Maradonen nga Korea e Veriut. Ne fakt, lojtari në fjalë është një lojtar modest, pa asnjë kredencial sportiv, vlera e të cilit në merkato është diku te 50 mijë euro. Në 2 sezonet e fundit në kampionatin kombëtar në Bosnje, ka lozur 17 ndeshje nga afro 60 të mundshmet, gjithsej 884 minuta. Pra është një futbollist mëse modest. Kjo tregon se sa amatorizëm ka tek puna e Partizanit, në aspektin e merkatos. Lojtarë të tillë që vijnë e shkojnë për punë javësh kemi parë boll. Nuk dihet se kur do ti jepet fund aventurave të tilla.

Sicred