KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Një fondacion që kremton lidhjet Bosnje-Shqipëri

Një fondacion që kremton lidhjet Bosnje-Shqipëri

Në Shqipëri ndodhen rreth 10 mijë boshnjakë të ardhur në kohëra të ndryshme trazimi e 12 mijë shqiptarë ndodhen në Bosnje. Lidhjet e hershme të dy popujve tanë janë kurorëzuar sot në Tiranë edhe me çeljen e degës shqiptare të fondacionit bamirës Merhamet. Një prej fondacioneve bamirëse më të vjetra në Europen juglindore me një jetë prej 105 vitesh fondacioni Mëshira është një organizatë që shkon përtej kufijve racorë, fetare dhe kulturore duke dhënë asistencë edhe në zona lufte siç ka qënë kohë më parë ndihma në Gaza. Pikërisht për çeljen e këtij fondacioni në Tiranë ishin të pranishëm ambasadorë, diplomatë dhe shkrimtarë të njohur boshnjakë. Mes anëtarëve të këtij fondacioni ka vullnetarë të njohur siç është edhe ish këshilltari i parë i presidentit boshnja Ilija Izetbegoviq apo edhe ambasadori Muharrem Fejzullahu.

“Unë personalisht edhe i gjithë populli boshnjak janë mirënjohës dhe nuk e harrojnë at përkrahje të popullit shqiptar. Shumë refugjat boshnjak kanë kaluar nëpër shqipëri, është pak të thuhet është marredhënie miqësore pavarësisht se sot dy shtetet nuk kanë ambasada në Tiranë edhe në Sarajevë por ajo nuk ka penguar që sot qytetarët e njërit apo tjetrit shtet të mund të kalojnë kufirin vetëm me karta identiteti” tha ambasadori Muharrem Fejzullahu. Fondacioni Merhamet që ditëlindjen e ka në epokën e Europës së trazuar pak para luftës së parë botërore përveçse në Sarajevë ku ushqen çdo ditë të paktën 10 mijë boshnjakë ndikimin e vet bamirës e ka shtrirë në të gjitha vendet e Europes juglindore.

Sicred