KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një fluturim i Air France u përfshi nga terrori pasi motori i avionit u shpërbë mbi oqeanin Atlantik
Air-France-1

Një fluturim i Air France u përfshi nga terrori pasi motori i avionit u shpërbë mbi oqeanin Atlantik

Një avion i “Air France”, i nisur nga Parisi e me destinacion Los Angelesin, është detyruar të bëjë një devijim të papritur të kursit, pasi humbi pjesë të njërit prej motorëve mbi Atlantik. Njëri prej 4 motorëve të avionit “Airbus A380”, në fluturimin “AF66”, doli jashtë funksioni në Greenland gjatë së shtunës. Askush nuk mbeti i dëmtuar gjatë incidentit, por pasagjerët qëndruan për orë të tëra në bord edhe pas zbritjes më 15:42 me orën lokale. Avioni kishte 496 pasagjerë dhe 24 pjesëtarë ekuipazhi gjatë kohës së incidentit. Avioni i Airbus A380, që udhëtonte nën numrin e fluturimit AF66, u transferua në aeroportin e Kanadasë të Goose Bay në udhëtimin e tij nga Parisi në Los Anxhelos. David Rehmar, një ish-mekanik avionësh që për koinçidencë rezultonte pasagjer i këtij fluturimi, tha se nga ajo që kishte vënë re ai, incidenti kishte ardhur si pasojë e prishjes së ventilatorit. Ai tha gjithashtu se pati një lëvizje të çuditshme, që u shoqërua nga një zhumë e fuqishme, saqë shkaktoi edhe panik mes pasagjerëve.

Sicred