KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një ekip kërkuesish kinezë ndërhynë kimikisht në embrionin njerëzor

Një ekip kërkuesish kinezë ndërhynë kimikisht në embrionin njerëzor

Një ekip kërkuesish kinezë ia kanë dalë të kryejnë atë që ata e quajnë ndërhyrje kimike në embrionin njerëzor. Ekipi i Universitetit Sun Jat-sen e përdori teknikën e redaktimit bazë për të korrigjuar një gabim të vetëm në tre miliardë gërmat e kodit tonë gjenetik. Përmes kësaj teknike, ata ia dolën të eleminonin sëmundjen e beta talasemisë. Teknika e redaktimit bazë ndryshon katër bazat e azotuara të ADN-së, adeninën, citozinën, guaninë dhe timinën të cilat njihen me gërmat A, C, G dhe T respektivisht. Sëmundja e beta-talasemisë shkaktohet nga një ndryshim në një bazë të vetme të kodit gjenetik. Ekipi kinez ia doli ta redaktonte atë. Ata skanuan ADN-në për të parë mutacionin dhe më pas kthyen një G në A. Eksperimentet u kryen mbi inde të marrë nga një pacient beta-talasemi dhe në embrione njerëzore të përftuara përmes klonimit. Kjo përqasje konsiderohet e rëndësishme pasi mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të trashëgueshme, por sigurisht edhe për të parandaluar që foshnjat të lindin me beta-talasemi dhe sëmundje të tjera .

Sicred