KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Një derë në qiell”, misioni i jashtëzakonshëm në ajër

“Një derë në qiell”, misioni i jashtëzakonshëm në ajër

Nëse ju ka ikur avioni, por jeni të dëshpëruar ta kapni atë patjetër, atëherë duhet të lidheni me këta dy djem. Fred Fugen dhe Vins Refet ia kanë dalë të arrijnë diçka që nuk ishte bërë më parë. Zakonisht i kemi parë njerëzit të hidhen nga avioni, por këta dy francezë, ekspertë të kërcimit nga lartësia dhe fluturimit me kostume të posaçme, kanë bërë të kundërtën. Mbi Alpet zvicerane, ata kanë përmbushur me sukses misionin e tyre të koordinimit të përsosur, duke hyrë në ajër në derën e një avioni në fluturim, të përmasave 1 m e 25 cm me 1 m e 58 cm. I mbiquajtur “Një derë në qiell”, ky mision i pabesueshëm është përmbushur me sukses.

Sicred