KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një “Ciklon bombë” do të godasi verilindjen e SHBA
Një "Ciklon bombë" do të godasi verilindjen e SHBA

Një “Ciklon bombë” do të godasi verilindjen e SHBA

Një “ciklon bombë”, siç e kanë pagëzuar meteorologët, do të godasë verilindjen e SHBA këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës. Fenomeni pagëzohet me këtë emër, pasi trysnia e ajrit do të ulet në mënyrë aq drastike sa do të gjenerojë një stuhi shpërthyese. Ajo parashikohet të godasë sot dhe të sjellë 30 cm borë në New England dhe erëra deri në 100 km në orë. Nga Maine në Florida, çdo shtet i bregdetit lindor të SHBA po përballet me stuhi apo reshje të dendura bore. Në Tallahase të Floridas, banorët thonë se nuk kanë parë kurrë borë si kjo e këtij viti. Kushtet e acarta, të pazakonta në Florida çuan në mbylljen e dy Universiteteve te Mërkurën, dhe pati gjithashtu mbyllje të përkohshme të parqeve ujore të Orlandos. Autoritetet u detyruan të hapnin dhjetëra qendra emergjence. Në Pensacola, moti i ktheu shatërvanët në skulptura akulli. Ndërkaq në “Shtetin e Palmave”, Karolinën e Jugut, palmat pritet të mbulohen nga akulli e bora e stuhia pritet të nxjerrë jashtë funksionit linjat e energjisë elektrike. Mbi 1 mijë borëpastruse dhe kamione me kripë janë pozicionuar në Karolinën e Jugut. Më në jug, në Xhorxhia u shpall gjendja e emergjencës për 28 konte bregdetare. Qyteti i Nju Jorkut po përjeton temperatura të ulëta rekord që prej Krishtlindjeve. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në SHBA, si pasojë e motit të ftohtë.

Sicred