KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti i PDIU Aqif Rakimi , aksidenton me vdekje një 53 vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës

Deputeti i PDIU Aqif Rakimi , aksidenton me vdekje një 53 vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës

Në komisariatin Nr. 2 në kryeqytet, rreth orës 4 e 50 minuta të mëngjesit të së shtunës është paraqitur deputeti i Partisë Drejësi Integrim dhe Unitet Aqif Rakipi për të njoftuar një aksident që ai kishte shkaktuar vetë në në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor. Aksidenti kishte ndodhur 10 minuta më parë ndërsa nga të dhënat e para u raportua se deputeti me makinën e tij Mercedes Benz ka përplasur për vdekje 53 vjeçarin me inicialet S. S. 53-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim. por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit. Deputetit Rakipi i është bërë testi i alkoolit i cili ka dalë negativ. Procedura e është filmuar nga kamerat e trupit të efektivëve të komisariatit Nr. 2. Policia deklaron se deputeti ka pranuar se ka qenë ai autor i aksidentit, ndërsa kanë nisur hetimet e mëtejshme. Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kërkuar që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Sicred