KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Një 29 vjeçar nga Uzbekistani autori i dyshuar i sulmit në Nju Jork
Një 29 vjeçar nga Uzbekistani autori i dyshuar i sulmit në Nju Jork

Një 29 vjeçar nga Uzbekistani autori i dyshuar i sulmit në Nju Jork

Një emigrant nga Uzbekistani, i identifikuar si Sayfullo Saipov, 29 vjeç është autori i dyshuar i sulmit me kamion në Nju Jork. Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një kamion u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan. Autori i dyshuar i sulmit thuhet se thirri “Allahu Akbar” në momentin kur doli nga makina. Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. “Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”,tha ai.

Sicred