KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nissan tërheq automjetet nga tregu
nissan, Nissan tërheq automjetet, nga tregu

Nissan tërheq automjetet nga tregu

Kompania “Nissan Motor” ka vendosur të tërheqë nga tregu 1,21 milionë automjete në Japoni, pasi disa prej tyre janë prodhuar pa kontrollet e duhura të sigurisë, njoftoi prodhuesi i makinave. “Prodhuesi i dytë më i madh i makinave, në Japoni do të kryejë rikontrollin e 1,21 milionë automjeteve të prodhuara midis muajit tetor 2014 dhe shtator 2017, sipas deklaratës së kompanisë“Nissan Motor”  .Kompania njoftoi se kishte pezulluar shitjen e 60,000 automjeteve të reja te tregtarët në Japoni, pasi kontrolli i sigurisë së automjeteve ishte kryer nga një personel i pakualifikuar. Prodhuesi i makinave tha se vendimi erdhi si rezultat i një hetimi të kryer nga  qeveria në muajin shtator.