KRYEFAQJA » LAJME » Nissan prezanton makinën e re elektrike
Nissan, prezanton, makinën e re elektrike

Nissan prezanton makinën e re elektrike

Nissani prezantoi një variant më të gjatë të makinës së tij elektrike më të shitur, “Leaf”, në mesin e një ashpërsimi të ndjeshëm të konkurrencës në tregun e këtyre automjeteve, që po zgjerohet gjithmonë e më shumë. “Leaf”-i i ri mund të udhëtojë gati 50% më tepër me një karikim të vetëm, sesa paraardhësi i tij, ndërsa përmirësimet e tjera prekin edhe teknologjinë e pavarur të drejtimit të mjetit dhe një dizajn më modern. Mbi 283 mijë makina “Leaf” janë shitur, që kur firma japoneze e çeli fillimisht këtë degë të sajën në vitin 2010, duke e bërë atë automjetin më të kërkuar të këtij lloji në botë. Por, konkurrenca në të ashtuquajturin “tregu i makinave të gjelbra” është duke u rritur me shpejtësi, e nxitur edhe nga shtrëngimi i standardeve të emetimit të gazeve të dëmshme në mbarë botën. “Leaf”-i i ri del në shitje në Japoni në tetor, ndërsa në vendet e tjera nga fillimi i vitit që vjen. Përveçse miqësore me ambientin, makinat elektrike, të konsideruara dhe si automjetet e së ardhmes, shihen nga mjaft njerëz si një alternativë praktike ndaj makinave me benzinë.