KRYEFAQJA » LAJME » Nisin rreshjet intensive të dëborës në veri

Nisin rreshjet intensive të dëborës në veri

Shqipëria e veriut është përfshirë nga rreshjet e dëborës, intensiteti i të cilave sa vjen e shtohet. Në Bashkinë e Kukësit shtresat e dëborës shkon deri në 20 cm. Rrugët nacionale dhe rurale janë të kalueshme ndërsa të bllokuar mbetën fshatrat Çaje dhe Lojme. Autoritetit Rrugor Shqiptar po i mban ato në gatishëri duke hedhur kripë në ato akse rrugore ku kanë nisur reshjet e dëborës.
Në linjën energjitike Zapod-Pakisht ka patur probleme dhe energjia elektrike mungon ende në disa fshatra.
Autoritetet po ndjekin nga afër situatën e rezervuareve në Shishtavec, Kolsh e disa vepra të tjera ujitëse. Në rezervuarin e Shishtavecit prurjet kanë rritur nivelin e tij në kuotën maksimale. Ekspertët kanë vlerësuar se shkarkuesi dhe elementët e tjerë të sigurisë në këtë rezervuar janë në gjendje gatishmërie dhe funksionale. Në rezervuarin e Kolshit ka rezerva të mjaftueshme të kapacitetit mbartës dhe nuk ka probleme. Vepra marrëse e kanalit të Breglumit është dëmtuar nga prurjet e lumit Luma.
Në Bushtricë ka patur dëmtim të një numri të konsiderueshëm bagëtish si pasojë e vërshimit të ujit gjatë kthimit të tufës nga kullotat. Grupi i punës i bashkisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë kanë qenë në vendngjarje për të vlerësuar dëmet.

Sicred